Qeveria po vijon programin e investimeve në veprat e rëndësishme publike me ndikim në zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, “investimet totale në ekonomi u rritën 15.5% në tremujorin e parë të këtij viti, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në zgjerimin e kërkesës agregate (shuma e shpenzimeve monetare për mallrat)”. Banka analizon se rritja është kontribut i rritja e kërkesës për mallra e shërbime, rritja e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve dhe kushteve të favorshme të financimit. Gjithashtu vëren BSH-ja, ndikim në rritjen e investimeve në ekonomi ka dhënë edhe përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve, që ka ndikuar pozitivisht në ecurinë e investimeve private. Rritja e investimeve totale u drejtua si nga rritja e investimeve në ndërtim ,ashtu edhe në investime në makineri dhe pajisje. Banka analizon se, tregues sasiorë paraprakë dhe rezultatet e përftuara nga vrojtimet sugjerojnë se komponenti i investimeve do të vijojë të kontribuojë pozitivisht në rritjen ekonomike të tremujorit të katërt. Ndërsa rritja e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve, veçanërisht në sektorin prodhues, është faktor nxitës në vendimmarrjen e bizneseve për kryerjen e investimeve të reja.http://ata.gov.al/2022/08/17/bsh-investimet-ne-ekonomi-u-rriten-15-5/