Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEÇmimet e ushqimeve njohin rritjen më të madhe

Çmimet e ushqimeve njohin rritjen më të madhe

Blerësit britanikë kanë qenë dëshmitarë të rritjes së çmimeve të ushqimeve me ritmin më të shpejtë që nga viti 2008, pas rritjes së çmimit të gjalpit, qumështit dhe pulës, sipas të dhënave më të fundit. Kompania kërkimore ”Kantar” zbuloi se inflacioni i çmimeve të ushqimeve u rrit 11,6% për katër javët deri më 7 gusht, krahasuar me 9,9% në korrik. Ai tha se kjo barazohet me një rritje vjetore prej 533 sterlinash në faturën mesatare të ushqimeve të familjes në Britaninë e Madhe. Fraser McKevitt, kreu i shitjeve me pakicë në ”Kantar”, tha se “siç ishte parashikuar, tani kemi arritur një kulm të ri në inflacionin e çmimeve të ushqimeve, me produkte si gjalpi, qumështi dhe shpendët në veçanti”. ”Kjo rritje do të thotë se mesatarja vjetore e shpenzimeve do të rriten me 533 sterlina ose 10,25 sterlina çdo javë, nëse konsumatorët blejnë të njëjtat produkte si vitin e kaluar. “Nuk është për t’u habitur që ne po shohim blerësit të bëjnë ndryshime në stilin e jetës për të përballuar kërkesat shtesë në buxhetet e tyre shtëpiake”, tha McKevvit. Ekspertët thanë se konsumatorët tani po blejnë më shumë dhe po ndryshojnë supermarketet në përgjigje të krizës së kostos së jetesës. ”Lidl” ishte sërish zinxhiri i supermarketeve me rritjen më të shpejtë të çmimeve, me një rritje prej 17,9% në 12 javët e fundit. Edhe kompania rivale gjermane ”Aldi” pati performancë të fortë duke raportuar një rritje prej 14,4%, pasi klientët tërhiqeshin nga linjat më të lira të produkteve të dy kompanive. ”Tesco” ishte performuesi më i fortë midis shitësve ushqimorë më të mëdhenj në vend duke raportuar rritje prej 1%. Ndërkohë, ”Asda” i rriti 0,2% dhe ”Sainsbury’s” i uli 0,1%. Sipas raportit, moti i nxehtë i kohëve të fundit rezultoi gjithashtu në një rritje të shitjeve të pijeve joalkoolike, akulloreve dhe veshjeve verore. McKevitt shtoi se ”ndërsa temperaturat rriten, blerësit i janë kthyer ujit mineral dhe pijeve joalkoolike”. Shitjet e të dy produkteve janë rritur përkatësisht me 23% dhe 10% në katër javët e fundit.http://ata.gov.al/2022/08/16/bm-cmimet-e-ushqimeve-njohin-rritjen-me-te-madhe-qe-nga-2008-a/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments