Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEMuajt e ardhshëm, thelbësorë për perspektivën evropiane të Shqipërisë

Muajt e ardhshëm, thelbësorë për perspektivën evropiane të Shqipërisë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann zhvlloi sot një takim me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim. Pas takimit Hohmann u shpreh se, “si një partnere e rëndësishme në Shqipëri, mezi pres të punojmë së bashku për të mbështetur vendin në rrugën drejt BE-së” Hohmann shtoi se, “pas mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për perspektivën evropiane të Shqipërisë” “E kënaqur të takohesha sot me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim. Si një partnere e rëndësishme në Shqipëri, mezi pres të punojmë së bashku për të mbështetur vendin në rrugën drejt BE-së. Pas mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, tha ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, sipas një postimi të Delegacionit të BE në Tiranë. Edhe ambasadorja Yuri Kim reagoi në rrjetet sociale pas takimit me Hohmann. “Kënaqësi të takoja Ambasadoren e re të BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann. Shtetet e Bashkuara janë të gëzuara që negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian kanë nisur zyrtarisht. Ne mirëpresim që të punojmë ngushtë me ekipin e BE për të mbështetur përpjekjet e popullit dhe qeverisë shqiptare, përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, u shpreh Kim.http://ata.gov.al/2022/08/15/hohmann-me-kim-muajt-e-ardhshem-thelbesore-per-perspektiven-evropiane-te-shqiperise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments