Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKosova kërkon ndihmë nga perëndimi për anëtarësim në NATO e BE

Kosova kërkon ndihmë nga perëndimi për anëtarësim në NATO e BE

Kurti tha: “Ajo që dëshiron Serbia është të marrë fondet e BE-së, armët ruse, investimet kineze dhe tolerancën amerikane. Nëse demokracitë perëndimore nuk e lejojnë këtë, një zgjidhje do të jetë shumë e lehtë për t`u arritur. Por nëse [serbët] lejohen të luajnë këtë lojë, ky tension do të vazhdojë.” Kosova u ka kërkuar fuqive perëndimore që ta ndihmojnë, në mënyrë që ajo të arrijë ambicient e saj për t’iu bashkuar BE-së dhe NATO-s, duke i bindur qeveritë ngurruese, që të njohin pavarësinë e vendit dhe duke i bërë presion Serbisë që të zgjidhë tensionet prej disa dekadash mbi shtetësinë e saj. Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Që atëherë, më shumë se 100 vende, duke përfshirë SHBA-në dhe shumicën e anëtarëve të BE-së, e kanë njohur vendin si shtet të pavarur. Por disa vende të BE-së dhe NATO-s – Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania – ende nuk e kanë bërë këtë. “Ne kemi nevojë për ndihmën e aleatëve dhe partnerëve tanë – Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të tjerëve – për të na ndihmuar me këto vende mos njohëse”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti për Financial Times, në intervistën e realizuar para mbajtjes së një takimi me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i planifikuar për këtë javë në Bruksel. Beogradi vazhdon ta shohë Kosovën, popullsia e së cilës është rreth 90 për qind shqiptarë etnikë dhe më pak se 10 për qind serbë, si një krahinë të Serbisë. Serbia thotë se shpallja e pavarësisë së Kosovës, shkeli një marrëveshje paqeje të bërë në fund të luftërave jugosllave të viteve 1990-ta, në të cilat NATO ndërhyri, duke bombarduar Beogradin në vitin 1999. Tensionet midis këtyre dy vendeve, kërcënojnë rregullisht të minojnë stabilitetin në Ballkan. Çështjet në dukje të zakonshme, kanë çuar në shpërthime të dhunshme, më së fundi muajin e kaluar, kur serbët u përleshën me policinë, pasi Prishtina tha se targat serbe nuk do të ishin më të ligjshme për qytetarët e Kosovës, përfshirë serbët etnikë. Individëve që hynin në Kosovë nga Serbia iu kërkua gjithashtu të përdornin letërnjoftime të përkohshme të lëshuara nga Prishtina.

Kurti ka argumentuar se përplasësit (protestuesit), mbanin shenjat dalluese të Qeverisë serbe. Beogradi ka mohuar përfshirjen. BE tha të dielën se- “të dyja palët duhet t’i japin fund menjëherë armiqësive të ndërsjella dhe deklaratave të rrezikshme dhe të veprojnë me përgjegjësi” përpara bisedimeve në Bruksel që mbahen këtë javë. Kurti, i cili foli me FT përpara se BE-ja të bënte thirrje për t’i dhënë fund përdorimit të retorikës nxitëse, pritet të takohet me Vuçiqin të enjten, kur ata planifikojnë të diskutojnë një udhërrëfyes për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe lidhjet dypalëshe. Kurti tha se çdo rezolutë duhet të përqendrohet në njohjen reciproke. “Nuk do të jetë vetëm një temë. . . por pjesa qendrore,” shtoi ai. Duke i bërë thirrje Serbisë që të lërë mënjanë nacionalizmin, ai tha: “Këtu, mendoj se është problemi me Beogradin. Ata thjesht vazhdojnë me ëndrrat e vjetra, të cilat bëhen makthe për fqinjët e Serbisë, por edhe për popullin serb”. Një “simetri e të drejtave të pakicave” – të njëjtat të drejta për serbët në Kosovë dhe kosovarët në Serbi – do ta luftonte më së miri nacionalizmin, shtoi ai. Kurti tha se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, në shkurt të këtij viti, kishte nxjerrë në pah besnikërinë konfliktuale në Ballkan.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614448

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments