Qeveria po orienton investime të rëndësishme në funksion të zhvillimit të turizmit që rrisin ekonominë lokale. Shumë shpejt, Korça do të ketë aeroportin e saj turistik për fluturimet sportive. Aeroporti i Lumalasit në Korçë, brenda muajit shtator të këtij vitit do të jetë gati për fluturimet, duke i rikthyer ato pas 97 vitesh. Bëhet fjalë për një pistë turistike ku mund të ulen avionë sportive me kapacitet deri në 12 vende. Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me pushtetin vendor kanë nisur punën së bashku me forcat ushtarake dhe po punojnë me të gjitha mjetet e nevojshme për ndërtimin e pistës. Synimi është që muajin tjetër këtu të ulen avionët e parë. Aeroporti i Lumalasit do të ketë një pistë me 2.4 kilometra te gjatë dhe hapësirë për qëndrimin e avionëve të vegjël. Ky aeroport pritet që të shërbejë për turizëm dhe aktivitete sportive. Ndërsa pista e skive moderne dhe aeroporti, janë dy projektet e reja që finalizohen brenda këtij viti në Korçë dhe i shtohen aseteve të investimeve në infrastrukturën e përmirësuar, hapësirave të gjelbra, historisë, traditës, kulturës e kulinarisë, që janë disa prej faktorëve që e kanë kthyer turizmin, në sektorin prioritar të zhvillimit ekonomik të kësaj zone.http://ata.gov.al/2022/08/15/korca-me-aeroport-turistik-per-fluturimet-sportive/
Korça me aeroport turistik për fluturimet sportive
RELATED ARTICLES