Qendra Shëndetësore Orikum do të rehabilitohet në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore, i cili vijon këtë vit edhe me 40 qendra të tjera, nga veriu në jug. Ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën shëndetësore të Orikumit, ku tha se kalohet tashmë në një fazë të re për të siguruar infrastrukturën e qendrave shëndetësore, sipas standardeve europiane. “Po këtë vit do të jenë më shumë se 40 qendra shëndetësore, të cilat do të rehabilitohen nga veriu në jug. Vijojmë me programin tonë të rehabilitimit të qendrave shëndetësore, pas përfundimit të më shumë se 300 qendrave shëndetësore në këto vite. Ne kemi kaluar në një fazë të re, në një fazë që do të sigurojë të gjithë infrastrukturën e qendrave shëndetësore, ta kemi me standarde europiane, ashtu sikurse tashmë programin e parë e kemi finalizuar”, tha Manastirliu. Duke folur për qendrën shëndetësore Orikum, Manastirliu tha se do të ofrojë shërbim shëndetësor për 11 mijë banorë, por edhe për pushuesit dhe turistët. “Jam shumë e kënaqur që jam sot në këtë qendër, që do të jetë pjesë e këtij projekti. Do të vijojnë shumë shpejt me fillimin e punimeve dhe kthimin e kësaj qendre në një qendër, e cila do të garantojë më shumë shërbime cilësore, edhe më shumë akses për gjithë banorët e Orikumit. Janë më shumë se 11 mijë banorë që marrin shërbime në këtë qendër. Por gjithashtu edhe për pushuesit, turistët e huaj, që marrin shërbime”, tha Manastirliu. Qeveria shqiptare ka përfunduar fazën e parë të Programit të Rehabilitimti të Qendrave Shëndetësore dhe Ambulancave me 300 qendra shëndetësore të rehabilituara dhe rindërtuara, ndërkohë që ky program do të vijojë më të tjera qendra shëndetësore që do të rindërtohen dhe rehabilitohen, me synim përfundimin e rehabilitimit të të gjithë qendrave shëndetësore në vend.http://ata.gov.al/2022/08/15/manastirliu-ne-orikum-40-qendra-te-reja-shendetesore-rehabilitohen-kete-vit/