Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALE21.6 miliardë lekë në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale

21.6 miliardë lekë në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale

Nga tatimi mbi të ardhurat personale, gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti u arkëtuan 21.6 miliardë lekë në buxhet. Referuar statistikave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga ky zë rezultuan 2.3 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u mblodhën 19.3 miliardë lekë. Ndikim në rritjen e nivelit të arkëtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale pati detyrimi i dy të punësuarit për plotësimin e deklaratës individual vjetore të të ardhurave, që kryhet brenda 4-mujorit të parë të vitit, si dhe aksioni i qeverisë për korrigjimin e pagave. Janë 82,178 individë gjithsej, të cilët duhej të bënin deklarimin e të ardhurave personale deri në datën 30 prill. Edhe Njësia Speciale Antiinformalitet për të Ardhurat nga Punësimi dhe Shërbimet, e ngritur pak kohë më parë me urdhër të Kryeministrit, dha rezultate pozitive sa i përket reagimit të tatimpaguesve kundrejt reflektimit të pagave reale të punonjësve të tyre. Mbi 25 % e të punësuarve kapërcyen nga niveli i pagës minimale, në një nivel më të lartë, që do të thotë se ata nuk merrnin në fakt pagën minimale të deklaruar, por merrnin më shumë. Ndërkohë, qeveria ka nxjerrë për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të cilat synojnë të zgjidhin problematikën e krijuar me shmangien e tatimit mbi pagën, ku shumë profesionistë regjistrohen si të vetëpunësuar, duke përfituar normë tatimi mbi të ardhurat në nivel 0 %. Draftiligji i ri që propozohet, parashikon që pas zbritjes së disa shpenzimeve, profesionistët e lirë do të tatohen njësoj si të punësuarit me pagë.http://ata.gov.al/2022/08/15/mfe-21-6-miliarde-leke-ne-buxhet-nga-tatimi-mbi-te-ardhurat-personale/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments