Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEShqipëri-Arabi Saudite, përmbyllet marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit

Shqipëri-Arabi Saudite, përmbyllet marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit

Shqipëria dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë përfunduar procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Shqipërisë e cila njoftoi se u përmbyllen procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. “Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre. Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre”, thuhet në njoftim. Këshilli i Ministrave miratoi më 26 maj marrëveshjen me qeverinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit. Shqipëria ka disa marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.http://ata.gov.al/2022/08/15/shqiperi-arabi-saudite-permbyllet-marreveshja-per-njohjen-reciproke-te-lejeve-te-drejtimit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments