Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENë prag të takimit Kurti - Vuçiq, analistët presin rezultate konkrete

Në prag të takimit Kurti – Vuçiq, analistët presin rezultate konkrete

Një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në kuadër të dialogut, pritet të mbahet më 18 gusht, në Bruksel. Agjenda e takimit ende nuk është publike. Ndërkohë, njohës të procesit të dialogut thonë se pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës një takim i tillë është i nevojshëm dhe mund të sjellë rezultate konkrete, në drejtim të reciprocitetit. Me kërkesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 18 gusht pritet të mbahet takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet dy shteteve. Ky takim po vlerësohet si mjaftë i nevojshëm, pas zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës që erdhën si kundërpërgjigje e serbëve lokal, ndaj vendimit të ekzekutivit kosovar për vendosjen e masave të reciprocitetit. Njohësi marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, thotë për Radio Kosovën se pret që nga ky takim të ketë rezultate sa i përket zbatimit të vendimeve për masat e reciprocitetit që vendosi edhe Kosova. “Ky takim është i rëndësishëm dhe do prodhojë rezultate të cilat do të shihen në terren për zbatueshmërinë e vendimeve për sa i përket letërnjoftimeve në hyrje dalje dhe poashtu tabelave. Ndërlidhur edhe me zhvillimet e fundit në veri të vendit një takim i tillë është mëse i domosdoshëm, për të qartësuar dhe për të përafruar qëndrimet për zbatimin e reciprocitetit të dy anshëm”, tha ai. Analisti Pula thotë tutje se është imperativ i kohës që të ketë rezultate në dialog e Kosova të shtrij rendin kushtetues e ligjor edhe në veriun e saj. Ndërkohë, duke komentuar takimin që pritet të mbahet, edhe Artan Muhaxhiri, njohës i procesit të dialogut Kosovë-Serbi, thotë se Bashkimi Evropian synon arritjen e ndonjë marrëveshje, në këtë raund të dialogut. “Po është e pritshme që të ketë dicka konkrete nga ky takim, sepse takimet e më herëshme nuk kanë rezultuar me ndonjë efikasitet. Por, kësaj radhe është më ndryshe, sepse edhe BE synon që të arrihet ndonjë marrëveshje në mënyrë që ta arsyetoj praninë e saj, por edhe gjithë ato investime që po bëhen në dialog”, tha Muhaxhiri. Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e përbashkët në Bruksel. Takimi i fundit ndërmjet tyre në kuadër të dialogut, është mbajtur para një viti. Ndërkohë, kanë kaluar më shumë se një dekadë prej kur Prishtina e Beogradi zyrtar kanë filluar procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes vete. Përfundimi i dialogut me një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke mes dy shteteve prej vitesh po e kërkojnë SHBA-të dhe shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614394

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ