Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 1173 testime për COVID19, ka pasur 459 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 241 të shëruar. Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se janë kryer 1173 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 459 qytetarë, në këto bashki: 206 në Tiranë, 59 në Durrës, 37 në Fier, 23 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Kavzjë, Berat, 14 në Vlorë, 7 në Divjakë, nga 6 qytetarë në Krujë, Vorë, Himarë, Gjirokastër, Tepelenë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Bulqizë, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Dibër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Shijak, Roskovec, Kolonjë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Skrapar. Janë 3,421 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe.