Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEPish Poro në Fier, hapësira publike për pushuesit

Pish Poro në Fier, hapësira publike për pushuesit

Me rreth 9.5 km vijë bregdetare, Pish Poro në Fier ofron plazhe ranore të pashfrytëzuara me detin e pastër dhe pyllin me pisha të buta. Vija bregdetare ranore e Pish Poros në Novoselë, mbetet një destinacion turistik ende për t’u zbuluar. E shtrirë mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorës, Pish Poro ofron një vijë bregdetare shumë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit familjar. Pishë Poro është shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë IV ndërsa njihet si një zonë e pyjeve të pishës mesdhetare. Në ujërat e pastra të deltës së Vjosës takohet lloji globalisht i rrezikuar lundërza, si dhe peshqit migratore (troftat). Pish Poro mbetet po ashtu një zonë e rëndësishme për shpendët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments