Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEValbonë-Theth, ndër shtigjet më të frekuentuara për hiking

Valbonë-Theth, ndër shtigjet më të frekuentuara për hiking

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi ndau sot pamje nga kalimi Valbonë-Theth. “Kalimi Valbonë-Theth është një nga shtigjet më të frekuentuara për të apasionuarit e hiking”, u shpreh Ekonomi në një postim në rrjetet sociale. “Mrekullitë e Alpeve Shqiptare janë kthyer tashmë në një atraksion turistik për guidat kombëtare dhe rajonale, duke tërhequr vizitorë nga vende të ndryshme të botës”, theksoi ministrja Ekonomi. Kalimi Valbonë – Theth është një rrugëtim popullor në Alpet e Shqipërisë. Një numër turistësh vendas dhe të huaj e ngjisin Qafën e Valbonës duke shijuar ecjen në mal dhe panoramën e Alpeve. Ai është një shteg i lehtë dhe relativisht i shkurtër. Rreth 15 kilometra rrugë nga Fusha e Gjësë në Valbonë deri në Theth, përshkruhen nga të apasionuarit e ecjes në mal zakonisht për shtatë orë, me pushime të gjata në vendburimin e Valbonës, në Qafën e Valbonës dhe në një lokal të thjeshtë që gjendet mes Qafës së Valbonës dhe Thethit. Qafa e Valbonës gjendet në kuotën 1800 metra mbi nivelin e detit. Fusha e Gjësë në Valbonë, nga ku nisen ekspeditat për kalimin e saj, gjendet në kuotën 800 metra ndërsa Thethi në kuotën 900 metra mbi nivelin e detit.http://ata.gov.al/2022/08/14/kalimi-valbone-theth-nder-shtigjet-me-te-frekuentuara-per-hiking/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ