Wednesday, April 23, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ART“Fani në kërkim të dritës”

“Fani në kërkim të dritës”

Xhirimet e filmit të animuar për fëmijë “Fani në kërkim të dritës” kanë nisur në Pogradec, ku regjisori Artur Dauti dhe stafi i produksionit kanë xhiruar dublat e para. Pas xhirimeve në terren, puna do të vijojë në studion e animacionit, ku do të fokusohet i gjithë procesi i realizmit të filmit. Nuk bëhet akoma i ditur kasti i aktorëve që do të interpretojnë zërat e personazheve në film, por sipas producentes Gerta Qurku filmi pritet të jetë gati vitin e ardhshëm. Filmi shënon nga të paktat prodhime shqiptare të animuara për fëmijë, duke rikthyer kështu vëmendjen në një gjini të zhvilluar pak dhe me ritme të çrregullta pas viteve ‘90. Historia tregon rreth një xixëllonje e cila ndryshe nga të tjerat nuk ka dritë dhe i duhet të përshkojë një sërë aventurash për të kuptuar dhe gjetur forcën e saj. Përmes udhëtimit dhe një seri ngjarjesh përcillet te fëmijët jo vetëm vlera e miqësisë, besimi te vetja, reagimi ndaj bullizmit, por edhe kujdesi ndaj mjedisit.

“Fani në kërkim të dritës” një prodhim i shtëpisë filmike “Action Production”, është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ai bazohet në librin për fëmijë, me të njëjtin titull të shkruar nga autorja Rovena Rrozhani e cila është edhe skenariste e këtij filmi. Libri ka fituar çmimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe është shpallur fitues i çmimit “Bukinist” për vitin 2020 ndërsa ishte në 5 librat më të mirë të vitit të shpallur nga Ministria e Kulturës.http://ata.gov.al/2022/08/13/nisin-xhirimet-e-filmit-te-animuar-per-femije-fani-ne-kerkim-te-drites/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ