Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALESalman Rushdie sulmohet gjatë një leksioni

Salman Rushdie sulmohet gjatë një leksioni

Salman Rushdie, shkrimtari i mirënjohur i cili mori kërcënime me vdekje nga Irani për veprat e tij në vitet 1980, u sulmua me thikë ndërsa jepte një leksion në perëndim të Nju-Jorkut. Një gazetar i agjencisë së lajmeve “Associated Press” ishte dëshmitar i ngjarjes, kur një person u ngjit me forcë në skenën e Institutit Chautauqua dhe nisi ta godiste shkrimtarin fillimisht me grushta dhe më pas me thikë, ndërsa Rushdie po bënte prezantimin e tij. Shkrimtari u rrëzua në dysheme, ndërsa agresori u ndalua nga persona të pranishëm. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e shkrimtarit të njohur. Vepra e Rushdies e titulluar “Vargje Satanike” është e ndaluar në Republikën Islamike të Iranit që prej vitit 1988, pasi myslimanët e konsiderojnë blasfemi. Një vit më herët, udhëheqësi i atëhershëm i Iranit, Ajatollah Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi një fatva ose dekret për vdekjen e Rushdie. Një shpërblim prej më shumë se 3 milionë dollarësh është premtuar për këdo që do të vriste shkrimtarin. Qeveria e Iranit është distancuar prej kohësh nga dekreti i Khomeinit, por ndjenja urrejtjes ndaj Rushdie vazhdon.http://ata.gov.al/2022/08/12/rushdie-sulmohet-gjate-nje-leksioni-ne-nju-jork/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ