Wednesday, November 27, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAPekini kërkon të jetë lider

Pekini kërkon të jetë lider

Kina ka hapur 33 rrugë me gjatësi prej 105 kilometrash për testimin e automjeteve pa pilot, njofton CRI-ja. Automjetet pa drejtues kanë kryer testimin duke udhëtuar mbi 26 mijë kilometra, pa incident. 33 rrugët për testimin në distriktet Haidian dhe Shunyi, si dhe në Zonën e Zhvillimit Ekonomiko-Teknologjik të Pekinit, janë vetëm pjesa e parë e rrugëve që do të përdoren për automjetet pa drejtues. Në rregulloret e reja të publikuara sivjet për automjetet me vetëdrejtim thuhet se këto automjete mund të testohen në rrugët publike vetëm pas kryerjes së drejtimit ditor prej 5 mijë kilometrash, në zonën e mbyllur të caktuar për testimin, dhe pas kalimit të vlerësimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments