Thatësira e zgjatur ka çuar në pezullimin e përkohshëm të prodhimit të një lloj djathi me qumësht të papërpunuar në rajonin francez të Overnjës. ”Sot, prodhimi i djathit të quajtur ‘Salers’ u ndalua”, njoftoi transmetuesi ”France 3”. Për djathin e qumështit të papërpunuar, është e detyrueshme që lopët që prodhojnë qumësht të ushqehen 75% me bar të freskët. Megjithatë, duke qenë se kullotat janë tharë plotësisht, kjo nuk është më e mundur. Shumica e 78 prodhuesve rajonalë tani për tani po bëjnë djathë ”Cantal”. Për këtë lloj djathi zbatohen rregulla më pak strikte, por gjithashtu sjell më pak të ardhura. Prodhuesit ende po llogarisin në një përjashtim për sa i përket përqindjes së barit në dietën e lopëve, në mënyrë që të jenë në gjendje të prodhojnë sërish ”Salers” nga mesi i shtatorit. ”Megjithatë, ndërsa periudhat e thatësirës janë bërë më të shpeshta dhe më të gjata vitet e fundit, nuk është mirë për djathin tradicional në planin afatgjatë”, tha për radion Laurent Lours, presidenti i organizatës përgjegjëse për vulën e origjinës AOP.
Thatësira u privon francezëve llojshmërinë e… djathrave!
RELATED ARTICLES