Sipas MeteoAlb: Një qendër e presionit të ulët atmosferik e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik do të sjellë në vendin tonë; vranësira të dendura të cilat herë pas – here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat Veriore – Veriperendimore si edhe shira të dobët e lokalë në pjesën tjetër të territorit; Nuk përjashtohen edhe stuhitë e forta të erës; Orët e pasdites dhe në vijim; do të MBETEN me vranësira dhe shira në të gjithë territorin POR me intensitet të ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të theksuar të tyre duke luhatur vlerat ditore nga; 3°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 21°C përkatësisht në qarqet; Elbasan dhe Fier.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.



