Sipas Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 ka një fond fillestar prej 5,2 miliardë lekësh dhe përfshin 12 masa mbështetëse, nëntë për pagesa direkte dhe tri për investime në sektorin bujqësor.
Në kuadër të skemës janë regjistruar 42 728 kërkesa aplikimi nga fermerët në shkallë vendi. Mbështetja përfshin blegtorinë, bletarinë, fermat organike, kontrollin biologjik, certifikimin GlobalG.A.P., sipërfaqet e mbjella dhe sektorin e peshkimit.
Gjithashtu, parashikohen masa për fermerët e rinj, ndërtimin e staneve dhe mekanizimin bujqësor, me synim rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe qëndrueshmërisë së bujqësisë në të gjithë vendin.





