Ai ndërthur arkitekturën kishtare pasbizantine të rajonit të Myzeqesë me traditën e shkollës piktoreske të Çetirëve.
Gjatë periudhës së komunizmit (pas vitit 1967), manastiri u mbyll dhe pësoi dëmtime të rënda, ndërsa përmbytjet e lumit Seman dëmtuan rëndë kishën e vjetër. Pas viteve ’90, kompleksi u restaurua plotësisht.
Kompleksi i rrethuar me mure guri organizohet rreth një oborri të gjerë dhe përbëhet nga katër elemente kryesore: Kisha e Shën Kozmait (Katolikoni), Kisha e Shën Marisë (1782), paraklisi dhe qenotafi. Midis dy kishave ndodhet një paraklis i vogël ku ruhet qenotafi (varri simbolik) i Shën Kozmait dhe Konakët e manastirit.
Dekorimi mural i kompleksit lidhet me familjen e njohur të piktorëve ikonografë nga Grabova, Çetirët (kryesisht vëllezërit Gjergj dhe Nikolla Çetiri), të cilët kanë pikturuar shumicën e kishave të Myzeqesë në fund të shek. XVIII dhe fillim të shek.





