Sipas MeteoAlb: Si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme; vendi ynë do të VIJOJE me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta KU në gjysmën Lindore të territorit do të gjenerojnë reshje shiu si edhe reshje dëbore;  Orët e pasdites;  do të VIJOJNE me vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore në zonat Verilindore  – Juglindore duke lënë pjesën tjeter të vendit nën ndikimin e vranësirave të dendura POR pa reshje; Gjatë natës parashikohet shtim i vranësirave dhe reshjeve në të gjithë territorin e vendit. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në mëngjes POR riten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët e shënuar në qarkun e Korcës deri në 23°C pritet vlera më e lartë në e cila do të shënohet në Ultësirën Perëndimore. 

Era do të fryjë mbi mesatare; duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor  për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.