Themistokli Gërmenji u lidh me rrethet arbëreshe të Italisë në vitin 1911 dhe më pas iu bashkua patriotëve shqiptarë të Korfuzit.
Viti i pavarësisë, 1912, e gjeti në krye të një çete luftëtarësh që vepronte në krahinën e Korçës. Gërmenji dha ndihmën e tij për qeverinë e Ismail Qemalit me detyra të rëndësishme në administratën shtetërore. Në shtator të 1914 shkoi sërish në Rumani dhe në fillimim të vitit pasardhës u zhvendos në Bullgari, ku botoi revistën “Biblioteka Zëri i Shqipërisë”.
Vitet 1916-1917 u rikthye në atdhe, ku luajti një rol kyç në nënshkrimin e protokollit shqiptaro-francez të 10 dhjetorit 1916, përmes të cilit u shpall Krahina Autonome e Korçës. Rrugëtimi i tij patriotik përfundoi në mënyrë tragjike. Patrioti Gërmenji u pushkatua më pas nga francezët, të cilët i bënë gjyq ushtarak patriotit të madh shqiptar





