Europa Veriore; rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore  do të përfshihen nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke gjeneruar reshje dëbore me intensitet të lartë dhe stuhi të forta ere; PO ashtu; gadishulli Iberik; gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit do të përjetojnë stuhi të forta detare si edhe rrebeshe shiu; situatë kjo si pasojë e zhvillimit të dy qëndrave të fuqishme ciklonare në këto rajone; Përsa i përket; Britanisë së madhe; brigjet Perëndimore si edhe brigjet e detit Egje do të jenë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit.