Kalaja e Gjirokastrës ka pritur 300 mijë vizitorë vendas dhe të huaj gjatë periudhës janar–tetor 2026, duke shënuar një rritje prej 6,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Kalaja e Gjirokastrës është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore në vend, si dhe një prej pikave kryesore për turistët vendas dhe të huaj në qytetin e gurtë. Në ambientet e kalasë ndodhet edhe Muzeu Kombëtar i Armëve, i hapur në vitin 1971, ku ekspozohen armë të periudhave të ndryshme historike. Ajo është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m mbi nivelin e detit.
Interesi për Gjirokastrën po rritet nga viti në vit, duke e kthyer qytetin në një prej pikave më të rëndësishme të turizmit kulturor shqiptar.





