Thursday, March 13, 2025
HomeSHKENCA DHE JETA Vendet e BE-së në ndihmë për shuarjen e zjarreve në pyje

 Vendet e BE-së në ndihmë për shuarjen e zjarreve në pyje

Zjarrfikës dhe avionë nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian do të ndihmojnë Francën në luftën kundër zjarreve në pyjet e provincave bregdetare përgjatë Atlantikut, bëri të ditur sot Komisioni Europian. Zjarrfikës nga Gjermania, Polonia, Austria dhe Rumania do të ndihmojnë kolegët e tyre francezë, pasi Franca bëri thirrje për ndihmë nga BE-ja për shuarjen e zjarreve në jug të Bordeaux, që u riaktivizuan dy javë pasi zjarret e mëparshëm u shuan dhe u vunën nën kontroll. Franca do të ndihmohet gjithashtu nga avionë zjarrfikës, aktualisht të stacionuar në Greqi dhe Suedi. Të paktën 6000 banorë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa më shumë se 6000 hektarë tokë janë shkatërruar nga zjarret e reja që u aktivizuan një ditë më parë, bënë të ditur burime zyrtare lokale në Bordeaux. Franca ka kërkuar edhe të dhëna nga sateliti “Koperniku” i BE-së lidhur me zonat e djegura nga zjarret. Presidenti francez shprehu falenderimin e tij për asistencën e BE-së përmes një postimi në Tëitter, duke shtuar që më shumë se 10 mijë zjarrfikës francezë dhe ekipe të mbrojtjes civile janë angazhuar aktualisht për shuarjen e zjarreve në pjesë të ndryshme të vendit. Franca në veçanti po përballet me një sezon të rëndë zjarresh, pasi vendi po përjeton një valë të re vape me temperatura më të larta se 35 gradë celsius. Sipas të dhënave të BE-se, më shumë se 57 mijë hektarë tokë janë djegur këtë vit, krahasuar me 30 mijë hektarë vitin e kaluar.http://ata.gov.al/2022/08/11/france-vendet-e-be-se-ne-ndihme-per-shuarjen-e-zjarreve-ne-pyje/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ