Sipas MeteoAlb: Pritet rënie e Vlerave Barike duke bërë që në vendin tone; vranësirat dhe shirat të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit të cilat më të dendura priten në zonat veriore dhe Verilindore; herë pas – here shirat do të jenë në formë rrebeshi; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; do të MBETEN me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu; Në zonat e thella malore në lartsinë mbi 1000 metra priten edhe reshje dëbore
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 4°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat e Verilindjes të territorit deri në 21°C pritet vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare deri e e fortë në tokë dhe në det; me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Juglindore; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgë 2 ballë.



