Friday, May 9, 2025
HomeSOCIALEPiromanët do të ndëshkohen sipas ligjit

Piromanët do të ndëshkohen sipas ligjit

Qindra efektivë të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Zjarrfikës, punonjës të Shërbimit Pyjor, të Zonave të Mbrojtura si dhe vullnetarë janë angazhuar në betejën për shuarjen e vatrave të zjarrit që prej nisjes së sezonit veror, duke siguruar atë që është më e rëndësishmja, jetët njerëzore dhe pronën. Duke shprehur mirënjohjen për këdo që është angazhuar, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se “në shumicën e rasteve këto zjarre kanë qenë të qëllimshme”. “Ju kujtojmë këtyre piromanëve se do të ndëshkohen sipas ligjit. Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile dhe Forcat e Armatosura janë në çdo moment në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje”, tha Peleshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments