Qeveria shqiptare dhe Fondi Saudit i Zhvillimit nënshkruan pas një negociate të gjatë marrëveshjen e financimit shtesë për rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Ndërsa e cilësoi këtë një lajm të mirë, Kryeministri Edi Rama u shpreh se rruga u riprojektua thuajse tërësisht nga e para pas një projektimi tipik të kohës së rrugëve të lëna rrugëve. Sipas tij, “fondi që do të akordohet nëpërmjet kësaj marrëveshjeje bën të mundur përfundimin e pjesës së dytë të rrugës me një gjatësi 43.4 km”.
Rama tha se “kjo vepër përmban ndërtimin e një numri të madh muresh mbajtëse, mbi 20 ura, 2 tunele të ndërtuara me gjatësi 850 m dhe 350 m, së bashku me tunelin e emergjencës”.
“Me përfundimin e plotë të ndërtimit të segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, do të shkurtohet me rreth një orë, koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë-Korçë, si edhe do të zbulohet një tjetër zonë e magjishme e Shqipërisë, Mokra me tërë potencialin e vet bujqësor e agroturistik”, tha Kryeministri.