Orët e paradites; do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike, KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat në zonat veriore dhe Verilindore herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në sasi të pakta; Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e Kosovës duke i larguar gradualisht reshjet e shiut dhe dëborës; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të ULEN në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0°C temperatura më e ulët deri në 13°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mbi mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.