Sipas MeteoAlb: Dita e martë do të MBETET nën ndikimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë zonën malore të cilat herë pas – here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu e dëbore NDERSA e gjithë pjesa tjeter e vendit do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta POR pa – reshje; Parashikohet që orët e vona të pasdites; të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike duke larguar reshjet e shiut dhe dëborës nga i gjithe territori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të ULEN në të dy vlerat ekstremale duke u luhatur nga; 1°C temperatura më e ulët deri në 18°C do të jetë vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.





