Sipas MeteoAlb:  Si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme; vendi yne do të VIJOJE me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta KU në gjysmën Lindore të territorit do të gjenerojne reshje shiu si edhe reshje dëbore;  Orët e pasdites;  do të VIJOJNE me vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore ne zonat Jugore – Juglindore duke lënë pjesën tjeter të vendit nën ndikimin e vranësirave të dendura POR pa reshje; Gjatë natës parashikohet ndërprerje e përkohëshme e reshjeve në territor. 

Temperaturat e ajrit do të RRITEN duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët e shënuar në qarkun e Korcës deri në 20°C pritet vlera më e lartë në e cila do të shënohet në Ultësirën Perëndimore. 

Era do të fryjë mbi mesatare; duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor  pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.