Studimi përfshiu 204 vende dhe territore dhe analizoi përhapjen e çrregullimeve mendore sipas moshës, gjinisë dhe llojit të tyre.
Të dhënat tregojnë se barra më e madhe e këtyre çrregullimeve, regjistrohet te adoleshentët e moshës 15–19 vjeç, ndërsa gratë preken më shumë se burrat.
Ankthi dhe depresioni renditen ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë situatë.
Një tjetër shqetësim i evidentuar nga studiuesit, është mungesa e trajtimit të përshtatshëm.
Sipas një analize të veçantë, vetëm rreth 9% e personave me depresion të rëndë, marrin kujdes shëndetësor që përmbush standardet minimale të trajtimit.
Rezultatet nënvizojnë nevojën për përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor, diagnostikimin në kohë dhe zgjerimin e aksesit në trajtim.
Studiuesit theksojnë se shifrat pasqyrojnë vitet e jetuara me aftësi të kufizuar, për shkak të çrregullimeve mendore dhe nuk nënkuptojnë se këto çrregullime janë shkaku kryesor i të gjitha formave të aftësisë së kufizuar apo i vdekjeve në botë





