Një masë e ftohtë Verilindore do të përfshijë Republikën e Kosovës; duke sjellë mot kryesisht të kthjellët POR të FTOHTE pas – mesditës dhe në vijim; pritet që vranësirat të jenë më shumë prezente në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës POR mundësia për reshje është thuajse zero; Prezenca e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i ftohi të ndjehet edhe më shume; Të njëjtat kushte meteorologjike do të MBETET dominante edhe gjatë natës; Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të VIJOJNE të ulen duke luhatur vlerat ditore nga; -1°C temperatura më e ulët e shënuar në Podujevë deri në 18°C pritet vlera maksimale në rang territori; Era do të fryjë mbi mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.



