Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Veriore do të kushtëzojnë kushtet atmosferike në vendin tonë duke sjellë mot relativisht të kthjellët POR të ftohtë gjatë orëve të paradites. NDERSA pjesa e dytë e ditës do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme në bregdet dhe zonat e ulëta POR vranësira disi më të dukshme priten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor dhe në Veri të Shqipërisë; duke sjellë në orët e vona të natës reshje shiu dhe rishfaqje të dëborës në majat e maleve.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të tyre në orët e para të mëngjesit POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 5°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 23°C pritet vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mbi mesatare; me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.


