Maratona e Tiranës shtyhet për në datat 14 dhe 15 nëntor

0
1

Në një njoftim në rrjetet sociale, organizatorët e Maratonës së Tiranës bënë të ditur se “në kushtet aktuale nuk mund të garantojmë standardet e sigurisë që një garë e kësaj madhësie kërkon as për garuesit, as për publikun përgjatë rrugëve. Siguria juaj nuk është një pikë që ne e negociojmë”.

Të gjitha biletat transferohen automatikisht në datat e reja dhe nuk kërkohet asnjë veprim nga pjesëmarrësit.

Sipas oranizatorëve, regjistrimet vazhdojnë të jenë të hapura dhe kitet e garuesve janë të ruajtura të plota dhe do të shpërndahen dy ditë përpara garës zyrtare.

Maratona e Tiranës ishte parashikuar të zhvillohej të dielën, më 25 tetor.