Masa, e cila ende duhet të marrë miratimin e Parlamentit, do të zbatohet për pijet e ëmbëlsuara që përmbajnë të paktën 5 gramë sheqer për 100 mililitra. Sipas Ministrisë së Financave, në këtë kategori përfshihen pijet freskuese, çajrat e ftohtë, pijet energjike dhe lëngjet e frutave me sheqer të shtuar.

Taksa nuk do të prekë pijet alkoolike, birrat pa alkool, verërat dhe koktejet. Të përjashtuara do të jenë gjithashtu lëngjet e pastra të frutave dhe perimeve, pijet e gazuara pa sheqer dhe pijet që përmbajnë ëmbëltues artificialë, të njohura si pije “zero”.

Plani parashikon dy nivele taksimi, në varësi të përmbajtjes së sheqerit. Përjashtime do të ketë edhe për prodhuesit e vegjël, megjithëse kufijtë e saktë nuk janë përcaktuar ende.

Qeveria gjermane kërkon që nga taksa të përjashtohen të gjitha bizneset që prodhojnë maksimumi 1 milion litra pije në vit. Megjithatë, ky përjashtim kërkon autorizimin e Komisionit Evropian.

Taksa e re pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik 2027. Sipas parashikimeve, ajo mund të sjellë rreth 690 milionë euro në buxhetin federal gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa të ardhurat për vitin 2028 vlerësohen në 925 milionë euro.

Për vitet pasuese, të ardhurat nga kjo masë parashikohen të arrijnë nga 875 milionë deri në 890 milionë euro në vit.

Të ardhurat do të përdoren për të ndihmuar në mbajtjen të qëndrueshme të kontributeve në sistemin ligjor të sigurimeve shëndetësore. Në të njëjtën kohë, taksa synon të nxisë prodhuesit e pijeve të ulin sasinë e sheqerit në produktet e tyre