Kina njoftoi se ka testuar motorin më të fuqishëm në botë të raketave që punojnë me lëndë djegëse të ngurtë. Në një deklaratë nga kompania e shkencave dhe teknologjisë së hapësirës ajrore (CASC) të Kinës thuhet se motori i raketës arriti në fuqinë shtytëse 500 tonë në testin tokësor në zonën Xi‘an në rajonin Shanxi. Motori në fjalë prej 3.5 metra thuhet se aktualisht është më i miri në botë dhe se ai prodhon katër herë më shumë fuqi se motori i raketës me karburant të lëngshëm që ndez Long March 5 e cila është raketa më e madhe transportuese që Kina përdor aktualisht në programin e saj hapësinor. Për të pakësuar peshën dhe përmasën e motorit të raketës, janë përdorur produkte kompozite që përmbajnë fibra me rezistencë të lartë si dhe për të rritur fuqinë shtytëse janë përdorur disa teknologji të reja në depozitën e djegies dhe sistemit të shkarkimit (marmitës). Po ashtu bëhet e ditur se edhe versioni i motorit i cili do të mund të prodhojë 1.000 tonë fuqi shtytëse është në fazën e zhvillimit.
Kina teston motorin më të fuqishëm në botë të raketave me lëndë djegëse të ngurtë
RELATED ARTICLES