Përveç bregdetit të Jonit, Himara ofron një larmi atraksionesh natyrore dhe historike, nga shkëmbinjtë dhe shpellat natyrore te kalatë e Himarës, Porto Palermos dhe Borshit, kishat me vlera historike e kulturore, si dhe kanionet e shtigjet malore që krijojnë mundësi për turizëm aventure.

E ndërthurur mes detit dhe malit, me fshatra që ruajnë identitetin dhe traditat e tyre, Himara synon të shndërrojë bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore në një ofertë turistike për të 12 muajt e vitit, duke krijuar mundësi të reja për ekonominë dhe komunitetin vendas.