Kosova Moti – E Martë, 13 Tetor 2026

0
3

Orët e paradites; do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike, KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu; më të dukshme në zonat Perëndimore – Jugperëndimore të Kosovës; Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin shtim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet mesatar deri intensivë në zonat kufitare me Shqipërinë; të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të ULEN në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C temperatura më e ulët deri në 15°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e fortë; duke arritur shpejtësinë 75 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.