Qendra “Mbreti Salman”, marrëveshje për mbështetjen e 500 jetimëve në Shqipëri

0
2

Marrëveshja u nënshkrua nga ndihmësdrejtori i përgjithshëm i Qendrës për Operacionet dhe Programet, inxhinier Ahmed bin Ali Al-Baiz, informoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).

Në kuadër të projektit, jetimëve do t’u ofrohet një mbështetje mujore prej 72 dollarësh amerikanë, si dhe veshje dimërore dhe materiale shkollore. Projekti parashikon gjithashtu shërbime të mbështetjes psikologjike dhe sociale dhe organizimin e takimeve javore për përfituesit, të fokusuara në edukimin, sjelljen dhe vlerat shoqërore.

Nga projekti do të përfitojnë 500 jetimë në 20 bashki të Shqipërisë, me synim mbështetjen e fëmijëve jetimë, familjeve të tyre dhe kategorive më në nevojë në zona të ndryshme të vendit.

Nisma është pjesë e veprimtarisë humanitare dhe të ndihmës që Mbretëria e Arabisë Saudite realizon përmes KSrelief për përkujdesjen ndaj jetimëve dhe përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës në vende mike dhe vëllazërore.