Me plazhet, malet dhe qytetet e saj, që pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, Shqipëria, një destinacion i Ballkanit, po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, shkruan Luc Rongier në një artikull të botuar në median franceze “Ulysse.com”.

Për një kohë të gjatë e izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit, vendi tashmë tërheq miliona vizitorë, falë zgjerimit dhe diversifikimit të ofertës turistike, si dhe zhvillimit të lidhjeve të transportit me disa qytete evropiane.