Themeluesi i ”Amazon”, Jeff Bezos, ka premtuar dy miliardë dollarë për pasurimin e tokës në Afrikë. Miliarderi njoftoi financimin, të paguar në kuadër të fondit ”Bezos Earth”, në samitin e COP26, të organizuar nga kryeministri britanik Boris Johnson. ”Ne duhet të mbajmë atë që kemi ende, duhet të rivendosim atë që kemi humbur dhe duhet të rrisim atë që na nevojitet për të jetuar pa e degraduar planetin për brezat e ardhshëm”, theksoi Bezos. “Dy të tretat e tokës në Afrikë janë të degraduara, por kjo mund të rikthehet. Pasurimi mund të përmirësojë pjellorinë e tokës, të rrisë rendimentet dhe të përmirësojë sigurinë ushqimore, ta bëjë ujin më të besueshëm, të krijojë vende pune dhe të stimulojë rritjen ekonomike”, shtoi Bezos.
”Amazon” premton dy miliardë dollarë për pasurimin e tokës në Afrikë
RELATED ARTICLES