Britania e madhe si edhe pjesërisht Europa Qëndrore do të PARAQITEN nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do gjenerojnë reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme; Po ashtu; brigjet e detit të zi do të MBETEN me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurtra shiu; shoqëruar me mini-stuhi ere; situatë kjo si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare në skajin Juglindor të Europës NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant; si pasojë e aktivizimit të masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale.





