Punimet vijojnë prej më shumë se një muaji në të dy krahët e argjinaturës, në një gjatësi prej 4.3 kilometrash, në segmentin nga Pylli i Fazanëve deri në fshatin Orman. Kjo pjesë e argjinaturës është dëmtuar përgjatë gjatësisë së saj nga përmbytjet e fundit të vitit.
Në kuadër të ndërhyrjes është planifikuar largimi i 143 mijë m³ aluvioneve, ndërsa paralelisht po përfundon puna për mbrojtjen lumore me gabionë dhe gurë kave, në një gjatësi prej 370 metrash linearë, në të dy krahët e argjinaturës.





