Friday, November 29, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANdalimi i përdorimit të karburanteve mund të jetë i dëmshëm për klimën

Ndalimi i përdorimit të karburanteve mund të jetë i dëmshëm për klimën

Kryetari i Bordit Drejtues (CEO) i Bayerische Motoren Werke AG, i njohur si BMW, kompania gjermane e prodhimit të automjeteve dhe motoçikletave luksoze, Oliver Zipse, paralajmëroi sot se caktimi i një date për t’i dhënë fund prodhimit të makinave me benzinë dhe naftë, mund të dëmtojë klimën. “Ne besojmë se kjo do të ishte e dëmshme për klimën. Gjërat nuk janë menduar deri në fund”, tha Zipse. Ai theksoi se në Gjermani dhe Europë nuk ka stacione të mjaftueshme të karikimit të makinave elektrike dhe as energji elektrike të gjelbër. Nëse do të ndalohej regjistrimi i makinave të reja me djegie, makinat e vjetra do të përdoreshin edhe më gjatë. Në Konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike (COP26) në Glasgow, 24 vende dhe gjashtë prodhues të mëdhenj makinash kërkuan të bien dakord për caktimin e një date të fundit për shitjen dhe regjistrimin e makinave me motorë me djegie të brendshme. Sipas planit, vetëm makinat dhe furgonët me emetim zero duhet të përdoren në tregjet kryesore deri në vitin 2035. BMW dëshiron të jetë neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050, por Zipse paralajmëroi se kjo mënyrë nuk është aq e parëndësishme sa duket.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments