Mbreti britanik Charles III ka paralajmëruar për rreziqet serioze, që mund të sjellë inteligjenca artificiale (IA), nëse teknologjia bie në duart e gabuara.

Duke folur para drejtuesve të kompanive të mëdha të teknologjisë, përfshirë Nvidia, Google DeepMind, Anthropic dhe OpenAI, mbreti Charles tha se vendimet që merren sot për zhvillimin e IA-së, do të ndikojnë në botën që do t’u lihet brezave të ardhshëm.

Ai u bëri thirrje drejtuesve të teknologjisë që të sigurohen që IA-ja të mbetet në shërbim të njerëzimit.

Mbreti pranoi se IA-ja mund të sjellë përfitime të mëdha, veçanërisht në mjekësi dhe shkencë, por paralajmëroi se e njëjta teknologji mund të përdoret edhe në mënyra shumë të rrezikshme.

“Duhet të kemi mjete të mjaftueshme kontrolli para se të jetë tepër vonë”, tha Charles, duke theksuar nevojën për kontroll dhe rregulla për zhvillimin e IA-së.