Përfaqësues të Administratës Doganore Shqiptare, Policisë së Shtetit, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe ekspertë të CONNECTA 2 zhvilluan një takim pune në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ku u diskutuan ndërhyrjet konkrete të parashikuara për pikën kufitare.
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja tha se, “ndërhyrjet do të fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës kufitare dhe doganore, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe eficientimin e procedurave të kontrollit dhe përpunimit”.
Sipas tij, qëllimi është që përmes këtyre përmirësimeve të reduktohet koha e përpunimit dhe të përshpejtohet lëvizja e mallrave dhe udhëtarëve në Kakavijë.
Projekti është pjesë e objektivave të “Green Lanes”(Korsitë e Gjelbra) për lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e efikasitetit të pikave të kalimit kufitar në Ballkanin Perëndimor.





