Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numrin më të madh e ka Qeveria qendrore me 1444 institucione, nga të cilat 1387 janë njësi shpenzuese buxhetore dhe 57 njësi shpenzuese ekstrabuxhetore.
Qeveria lokale përbëhet nga 340 njësi, prej të cilave 259 janë buxhetore dhe 81 ekstrabuxhetore, ndërsa Fondet e Sigurimeve përfshijnë 2 njësi.
Në sektorin publik klasifikohen gjithashtu 37 ndërmarrje publike jofinanciare, 2 ndërmarrje publike financiare dhe 1 bankë qendrore.
Klasifikimi i institucioneve sipas sektorëve dhe nënsektorëve të ekonomisë mundëson monitorimin dhe analizimin e njësive që kontribuojnë në ekonominë e vendit dhe mbështet procesin e marrjes së vendimeve nga politikëbërësit.





