Pirja e çajit ose kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun e një lloji kanceri në ezofag.
Një studim i ri i kryer nga studiues të Universitetit të Oksfordit ka zbuluar se njerëzit që preferojnë të pinë çaj ose kafe shumë të nxehtë mund të kenë rreth tre herë më shumë rrezik për të zhvilluar një lloj të veçantë të kancerit të ezofagut, krahasuar me personat që i konsumojnë këto pije të ngrohta.
Studiuesit analizuan të dhënat e 977 282 të rriturve britanikë, duke bashkuar informacionet nga dy studime të mëdha: “UK Biobank” dhe “Million Women Study”.
Pjesëmarrësit u ndoqën për më shumë se një dekadë.
Rezultati më i rëndësishëm lidhej me temperaturën e pijes.
Personat që e përshkruanin çajin ose kafenë e tyre si “të nxehtë” kishin rreth 1,7 herë më shumë rrezik për të zhvilluar karcinomën skuamoze të ezofagut (ESCC), krahasuar me ata që i konsumonin pijet të ngrohta.
Te personat që preferonin pije “shumë të nxehta”, rreziku ishte rreth 3,17 herë më i lartë





