Kosi është një aleat i çmuar për shëndetin e kockave, por jo vetëm. Ai është gjithashtu burim proteinash, të rëndësishme si gjatë fëmijërisë, ashtu edhe në moshën e rritur, ndërsa konsumi i rregullt lidhet me një shëndet më të mirë metabolik dhe me rrezik më të ulët për disa sëmundje kronike, shkruan salute.eu.
Një rishikim i ri i publikuar në revistën “Journal of Nutrition, Health and Aging” ka analizuar të dhënat shkencore mbi ndikimin e kosit në shëndetin e njeriut.
Sipas përfundimeve të studimit, përfshirja e rregullt e kosit në dietë lidhet me përmirësimin e shëndetit metabolik, uljen e rrezikut për diabetin e tipit 2 dhe ndihmon në ruajtjen e një përbërjeje të shëndetshme trupore.
Studimi vë në dukje edhe atë që studiuesit e konsiderojnë një paradoks të produkteve të qumështit: megjithëse disa prej tyre, përfshirë kosin e plotë, përmbajnë yndyra, konsumi i tyre nuk lidhet domosdoshmërisht me rritje të kolesterolit, mbipeshë apo obezitet.





