Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, ka përfunduar procesin e plotë të dixhitalizimit të 75 regjistrave të vjetër tejet voluminozë, dhe 171 dokumenteve që ruajnë gjurmët e fotografëve të koleksionit. Kjo punë me vlera dhe voluminoze, ka ardhur falë një programi veror praktikash mësimore, e nisur që nga viti 2018. Në programin “Summer at Marubi” kanë marrë pjesë nxënës të shkollës austriake “Peter Mahringer”, të cilët kanë zhvilluar praktikat në muze duke dhënë një kontribut të çmuar në dixhitalizimin e dokumenteve arkivorë. Të rinjtë kanë punuar me seriozitet e përkushtim për digjitalizimin e regjistrave të vjetër, thuhet në njoftimin e dhënë nga Muzeu Marubi, në rrjetet sociale. Verës që vjen, programi do të zëvendësohet me Marubi Open Archive, një ftesë e hapur për artistë, kuratorë e kritikë arti në hulumtimin e arkivit Marubi.https://ata.gov.al/2022/08/10/perfundon-dixhitalizimi-i-regjistrave-te-vjeter-ne-marubi/
Përfundon dixhitalizimi i regjistrave të vjetër në “Marubi”
RELATED ARTICLES